Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Veliaj gabim ditë e natë në raport me mua dhe PS-në!

Rama: Veliaj gabim ditë e natë në raport me mua dhe PS-në!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar mesazhin e Erion Veliajt nga burgu i Fierit, duke deklaruar se PS nuk mund ta gjykojë kryebashkiakun për ato që shkruan, por shpreson që ai të kuptojë se është në gabim në raport me të dhe me Partinë Socialiste.

Kreu i qeverisë u shpreh gjithashtu se mungesën e kryebashkiakut do ta zgjidhin me fitoren në zgjedhjet e 9 majit 2027.

Rama: Ne nuk mund ta gjykojmë Veliajn për ato që shkruan. Uroj me gjithë zemër që ai të kuptojë se është në gabim, ditë e natë, në raport me mua dhe në raport me PS.

Ne do ta gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike këdo në Bashkinë e Tiranës që do ta zbatojë këtë kuturisje të verbër kundër anëtarëve të bashkisë.

E dimë që mungesa e kryebashkiakut është një problem për ecurinë e punëve, të cilin ne do ta zgjidhim më 9 maj, me fitoren e Tiranës në Ditën e Madhe të Evropës.

Ne do ta fitojmë përsëri Tiranën, sepse, pavarësisht dhe përtej të metave, dobësive, gabimeve apo edhe fajeve tona gjatë një të përpjetëje të vështirë, sa 13 vjet përpjekje të mundimshme, PS nuk mbetet thjesht alternativa më e mirë relative në një hapësirë politike ku alternativat e tjera janë më të dobëta dhe të rrezikshme për të nesërmen e vendit.

PS është partia që do ta fitojë Tiranën dhe Shqipërinë, sepse është thjesht rruga e vetme nga kalon amaneti kombëtar i bashkimit me Evropën.