Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përplasjet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut

Përplasjet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga punimet e Kuvendit të kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, si edhe të deputetit Klevis Balliu, duke i akuzuar se penguan mbarëvajtjen e seancës parlamentare.


Në kërkesën e paraqitur, PS-ja propozon që Bardhi të përjashtohet për 10 ditë për përdorim të gjuhës së papërshtatshme, ndërsa Balliu për 30 ditë, me arsyetimin se ka dëmtuar pajisjet në sallën e Kuvendit.

Sipas socialistëve, gjatë seancës plenare të zhvilluar më 5 mars 2026, dy deputetët demokratë kanë ndërhyrë në mënyrë të vazhdueshme, duke bllokuar foltoren dhe duke përdorur gjuhë të papërshtatshme, çka sipas tyre ka penguar zhvillimin normal të punimeve parlamentare./K.C/dritare.net