Miri debaton ashpër me Selin, banorja: Nuk jeni mësuar të respektoni femrat
Dritare.net

Ditën e sotme, Selin është përplasur ashpër me Mirin, duke i thënë se ai është një person i dështuar dhe që nuk ka pasur guxim që të kërkonte falje pas fjalëve që ai nuk di të respektojë femrat.
Pjesë nga debati
Selin: O njeri i dështuar.
Miri: Unë i dështuar.
Selin: O palaço cirku, ti je super i dështuar dhe je komplet i pafytyrë. Nuk pate guxim të dilje në prime edhe të thoje më fal, moj vajzë e dashur, ma nxori goja pa dashje, nuk janë fjalët e mia.
Miri: Jepi gojës, jepi.
Selin: Unë po gjykohem për një fjalë të thënë që nuk janë fjalët e mia. Ti nuk ke guxim të më dalësh përballë, i ikën debateve.
Miri: Ja, po e nxjerr se kush je e vërteta, ti pra je Selin i vërtetë.
Selin: Ky lloj burri je ti.
Miri: Nxjerr nga goja jote vetëm gropa, manipuluese, i ke të gjitha të këqijat e kësaj loje.
Selin: Niveli i lojës tuaj i përket rrugës, edhe i përket burrave, nuk dini ju të respektoni një femër.
Miri: Je ofenduesja numër dy në këtë shtëpi.
Selin: Ju jeni mësuar me lacat te bilardo./dritare.net