Vjosa Osmanit i përfundon mandati, ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu!
E Shtunë 4 Prill 2026, 09:09
Dritare.net

Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që sot në orën 16:00 t’ia dorëzojë zyrtarisht detyrën kryeparlamentares, Albulena Haxhiu.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Presidentes. Sipas njoftimit, ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes.
Osmani, e cila mori detyrën pesë vite më parë me përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk arriti të sigurojë një mandat të dytë, ndonëse kishte shprehur publikisht dëshirën për ta vazhduar atë.
