
Kamerieri rrëfen dhunën në Vlorë: Nuk ia ngatërrova porosinë
E Diel 27 Korrik 2025, 15:03
Dritare.net
Kamarieri që mori porosinë e nënkomisarit Ardian Isufi dhe personit tjetër Leart Bimo ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Vlorë.
Ai u shpreh se nuk e kishte ngatërruar porosinë, siç ata pretendonin.
"Arsyeja pse ndodhi ky konflikt ishte sepse unë shkova të merrja porosinë edhe më thanë do më sjellësh një ujë të vogël, një ujë të madh edhe një kafe. Ngaqë kishim shumë ngarkesë nga restoranti erdhi djali tjetër, edhe i tha ky nuk të thash për ujin e vogël, por vetëm për ujin e madh, nuk kam faj unë që është ai…edhe më shau mua pastaj, djali i tha ta heq unë ujin e vogël, s’është nevoja të na ofendosh, ata shkuan e qëlluan me dacka, donin të më qëllonin edhe mua", tregoi kamerieri./L.F-dritare.net

















