Na ndiqni edhe në

Shqip

Ben Andoni: Dhimitër Anagnosti, ura midis lokalitetit dhe universales

Ben Andoni: Dhimitër Anagnosti, ura midis lokalitetit dhe universales

Ben Andoni është redaktori i librit të fundit të Dhimitër Anagnostit, por është edhe vunjot si Anagnosti dhe pasardhës i të njëjtit trung familjar. Ai foli në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga dhe tha: Anagnosti ishte ai që e trashëgoi pasurinë e vendlindjes, e mbajti dhe e kultivoi, duke e bërë pjesë të pandashme të veprës së tij. Në çdo moment kur duhej të fliste për artin, për filmat, për njerëzit që punonin me të, ai organizonte gjithçka me kujdes, duke vendosur çdo dialog dhe element artistik brenda një hapësire ku ruhej thelbi i kulturës shqiptare.

Ben Andoni: Dhimitër Anagnosti, ura midis lokalitetit dhe universales

Dhimitër Anagnosti nuk ishte vetëm i mbushur me këtë trashëgimi, ai e jetonte atë. Ai dinte t’i merrte historitë e Vunoit, të bregdetit, të fshatit shqiptar dhe t’u jepte formë e kuptim, duke i disiplinuar e duke i vendosur me një kujdes të jashtëzakonshëm. Dhe kjo ndikoi gjithë Shqipërinë. Ai nuk e mbajti vetëm për vete trashëgiminë artistike; ai e shpërndau, e ktheu në pasuri të përbashkët.


Në filmat e tij, edhe ato që dukeshin të thjeshtë apo absurdë në rrëfim, shndërroheshin në diçka universale. Ai e kishte aftësinë t’i lidhte me jetën reale, me emocionet dhe me njerëzit, duke i bërë të prekshëm për çdo publik. Përmes skenave dhe personazheve, Anagnosti tregoi se lokalja mund të bëhet globale, se një fshat si Vunoi, me gjithë historinë dhe traditën e vet, mund të marrë një dimension që flet për njerëzimin mbarë.

Ben Andoni: Dhimitër Anagnosti, ura midis lokalitetit dhe universales

Ai e dinte sa e rëndësishme ishte diferenca kulturore dhe historike e çdo vendi. Për këtë arsye, në filmat e tij, arkitektura e shtëpive të vjetra, mënyra si lëviznin njerëzit, dritaret, gurët, peizazhet e Bregut, nuk ishin thjesht dekor. Ishin pjesë e një universi të jetuar. Ishin dëshmi që tregojnë se Shqipëria kishte kulturë, kishte trashëgimi dhe dinte ta tregonte atë me art.

Ben Andoni: Dhimitër Anagnosti, ura midis lokalitetit dhe universales

Në këtë sens, Anagnosti ishte një lloj urë: midis një vendi të vogël, me histori të madhe, dhe një bote që nuk e njihte. Ai arriti ta bëjë Vunoin, dhe Shqipërinë në tërësi, pjesë të një rrëfimi universal. Kjo është arsyeja pse filmat e tij nuk mbeten thjesht filma kombëtarë, por bëhen pjesë e kinemasë së madhe, me një gjuhë që kuptohet kudo.

Ben Andoni: Dhimitër Anagnosti, ura midis lokalitetit dhe universales

Prandaj, kur flasim për Anagnostin, nuk flasim thjesht për një regjisor. Flasim për një njeri që kuptoi se kultura e tij lokale kishte forcën dhe bukurinë për t’u bërë universale. Dhe kjo është trashëgimia më e madhe që ai na la.”- tha Andoni ne Shqip, në emisionin e parë të shtatorit dedikuar Anagnostit që nuk ikën kurrë./ dritare.tv