
Si është të punosh me Ramën! Rrëfehet ish-këshilltarja e kryeministrit
Dritare.net
Në një intervistë në emisionin Dekalog me Roland Qafokun në DritareTV, ish-zëvendësministrja Ornela Çuçi tregoi se si ishte të punonte me kryeministrin Edi Rama dhe arsyet që e çuan drejt largimit nga detyra.
“Rama të shkruan në orën 5 të mëngjesit për të të detyruar të bësh punën që ke marrë përsipër. Nëse harron, ai të kujton menjëherë.”, tregoi Çuçi.
Për menaxhimin e sfidave brenda administratës dhe ndryshimet e zëvendësministrave dhe ministrave, Çuçi theksoi:
“Ripërcaktimet nuk kanë qenë gjithmonë të drejtpërdrejta nga qeveria. Në fakt, në Shqipëri, zëvendësministrat nuk mbajnë detyrë për më shumë se disa muaj dhe shpesh ndryshojnë me ministrat.”
Sa i përket largimit nga detyra, ish-zëvendësministrja sqaroi:
“Nuk ishte shkarkim, por lirim nga detyra. Zakonisht, lirohet personi pasi ai kërkon dorëheqjen. Unë nuk kam pasur konflikt me drejtuesit për këtë çështje. Unë nuk e kam takuar Edi Ramën për t’u zënë keq, në atë kohë. Unë kisha kërkuar disa herë të ikja sepse ishte kohë e gjatë 5 vjet.", tha ajo./K.C/dritare.net

















