Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Më duket sikur jam sëmurë. A është ky një problem psikologjik! Përgjigjet psikologia!

Më duket sikur jam sëmurë. A është ky një problem

Përshëndetje Dritare.net dhe Psikologe Enertila

Unë që ju shkruaj jam një vajzë e cila dua t'ju pyes kam frikë gjithmonë se jam sëmurë. Friksohem gjithmonë se jam e sëmurë edhe pse konsultat apo ekzaminimet i kam shumë mirë. Si mund të më ndihmoni? Faleminderit!

Psikologe Enertila Bekteshi përgjigjet

Përshëndetje lexues të Dritare.net

Të gjithë ndonjëherë mund të jenë të shqetësuar për shëndetin e tyre, por për disa frika nga prekja nga një sëmundje mund të ndikojë në jetën e tyre të përditshme . Njerëzit që jetojnë me frikën e një sëmundjeje serioze, edhe pse testet mjekësore nuk tregojnë shenja të saj, mund të kenë çrregullim ankthi. Njerëzit me frikën se vuajnë nga ndonjë sëmundje kanë tendencë t'i interpretojnë ndjesitë normale trupore si shenja të një sëmundjeje serioze , pavarësisht mungesës
së provave për të mbështetur shqetësime të tilla.

Kjo gjendje mund të coj në një sërë crregullimesh psikosomatike , pasi simptomat e perceptuara fizike ndikohen nga faktorë psikologjikë. Kur fokusohemi në këtë gjendje mund të vizitojmë shpesh mjekët, të kërkojmë teste të shumta diagnostikuese dhe të kërkojmë vazhdimisht konfirmim në lidhje me shëndetin. Edhe pse testet mjekësore nuk zbulojnë ndonjë sëmundje të rëndësishme, shqetësimet vazhdojnë. Shkaqet e kësaj situate mund të ndikohen nga një kombinim faktorësh biologjikë, psikologjikë dhe mjedisorë.

Gjenetika, përvojat jetësore, të menduarit, faktorët psikologjikë mund të jenë disa nga shkaqet që ka më shumë gjasa të zhvillohet kjo gjendje. Frika nga një sëmundje serioze mund të krijojë një barrë të konsiderueshme emocionale dhe të rrisë ndjenjat e pashpresës. Nga ana tjetër, depresioni mund të ndikojë në këtë situatë . Depresioni karakterizohet nga simptoma të tilla si trishtim i vazhdueshëm, humbje interesi, ndjenjë boshllëku emocional, humbje energjie dhe ndryshime në oreks dhe modelet e gjumit . Edhe pse në disa raste mund të bëhet kronike frika nga të qenurit i sëmurë është një gjendje që mund të shërohet.

Në këndvështrimin tim e dashur lexuesja jonë edukimi shëndetsor ndihmon , ai synon të ofrojë informacion të saktë rreth trupit të njeriut, sëmundjeve dhe simptomave të zakonshme fizike. Kjo mund t'i ndihmojë njerëzit të zhvillojnë një kuptim më të mirë të simptomave dhe të dallojnë shenjat e sëmundjes aktuale nga shqetësimi i tepërt . E dashur lexuesja jonë terapia me një psikolog mund t’ju ndihmojë të mësoni të identifikoni dhe sfidojnë besimet në lidhje me shëndetin tuaj dhe të menaxhoni ankthin për të zhvillojnë strategji më adaptive për t'u përballur me simptomat fizike.

Në disa raste , ilacet e përshkruara nga mjeku ndihmojnë në përmirsimin e situatës . Është e rëndësishme lexuesja jonë të kuptosh se rikuperimi mund të kërkojë kohë dhe përkushtim . Çdo person është unik dhe udhëtimi i rikuperimit mund të ndryshojë. Me trajtimin dhe mbështetjen e duhur shumë njerëz arrijnë një reduktim të ndjeshëm të simptomave dhe i menaxhojnë më mirë shqetësimet e tyre shëndetësore. Shpresoj shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmojë sadopak në
gjendjen tuaj. Gjithë të mirat /dritare.net