Na ndiqni edhe në

Bota

Rama nga Sllovenia: Fitorja e 11 majit, një mesazh për Evropën

Rama nga Sllovenia: Fitorja e 11 majit, një mesazh për Evropën

Në fjalën e tij gjatë samitit të BLED-it në Slloveni, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Ai theksoi se fushata zgjedhore u zhvillua në frymën e Bashkimit Evropian dhe se rezultati i thellë i fitores lidhej drejtpërdrejt me zotimin për integrimin.

“Ne jemi të përkushtuar dhe nuk besoj se ka vend tjetër në Europë ku mund të zhvillosh një fushatë zgjedhore me BE-në. Arsyeja që fituam kaq thellë ishte e lidhur me zotimin për anëtarësimin në BE dhe me idenë që të gjithë të mblidheshim rreth flamurit për ta sjellë Shqipërinë në BE,” u shpreh Rama.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tregoi edhe një episod nga takimet në Slloveni. “Dikush nga Sllovenia më tha që po ecni shumë mirë, por kujdes nga ajo që dëshironi. Kjo ishte ajo që mu tha në një sallë tjetër, jeni në një pozitë kaq të mirë në Slloveni. Por ka diçka që nëse ju mundim, është optimizmi, sepse ju jeni të depresionuar këtu. Ndërsa në Shqipëri ka ende kaq shumë gjëra që duhet t’i përmirësojmë,” shtoi ai./K.C/dritare.net