
Ministri Vengu: Ja si është situata me zjarret në Qafë-Buall
Dritare.net
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka informuar publikun mbi operacionin për përballimin e flakëve që kanë përfshirë zonën e Qafë Buallit në Bulqizë. Në një deklaratë në rrjetet sociale, ministri bën me dije se efektivët në terren kanë punuar pa ndërprerje gjatë natës për të frenuar përhapjen e zjarrit, duke mbrojtur banesat dhe sipërfaqet pyjore të rrezikuar.
“Përballë flakëve që përfshinë zonën e Qafë Buallit në Bulqizë, efektivët tanë punuan pa u ndalur gjatë natës për të frenuar përhapjen e zjarreve dhe për të mbrojtur banesat dhe pyjet përreth,” shkruan ministri Vengu.
Ai thekson se ndërhyrja është kryer nga toka, me mjetet dhe pajisjet në dispozicion, në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer dhe erërave të forta që kanë favorizuar përhapjen e flakëve.
“Me mjetet dhe pajisjet në dispozicion, ndërhyrja nga toka ka vijuar në kushte të vështira terreni dhe erërash të forta,” njofton më tej ministri i Mbrojtjes.
Operacionet në terren vijojnë, ndërsa autoritetet janë në gatishmëri për çdo zhvillim të mëtejshëm./K.C/dritare.net

















