
Ministrat Vengu dhe Kumbaro nga Vlora: Angazhim i plotë për zjarret dhe mbështetje për banorët
Dritare.net
Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, zhvilloi një vizitë në qytetin e Vlorës, ku u shoqërua nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro Furxhi, dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha. Vizita kishte për qëllim koordinimin dhe forcimin e përgjigjes institucionale për situatën e krijuar gjatë ditëve të fundit.
Në një deklaratë publike, ministri Vengu theksoi angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve shtetërore për të përballuar pasojat e emergjencës, duke zbatuar me rreptësi ligjin dhe duke qëndruar pranë çdo qytetari të prekur.
“Nga Vlora me Mirela Kumbaro Furxhi dhe Ermal Dredha për të përsëritur edhe një herë angazhimin e plotë të gjithë institucioneve në situatën e ditëve të fundit, me rreptësinë maksimale të ligjit dhe duke i qëndruar pranë çdo banori të prekur,” shkruan Vengu në postimin e tij në rrjetet sociale./L.F-dritare.net
View this post on Instagram

















