Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë ndodhi në Pogradec. Një i dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares që u dogj në shtëpi

Çfarë ndodhi në Pogradec. Një i dyshuar për vrasjen e

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Pogradec, ku fillimisht u raportua se një grua 52-vjeçare kishte humbur jetën nga asfiksia si pasojë e një zjarri në banesën e saj. Por hetimet kanë zbuluar se ngjarja dyshohet të jetë kriminale.

Viktima, Kozeta Teço, jetonte e vetme në lagjen nr. 1 dhe kishte kushte të vështira ekonomike. Në trupin e saj u zbuluan shenja dhune, çka e orientoi hetimin drejt një vrasjeje të mundshme, me autorin që më pas i ka vënë zjarrin banesës për të fshehur gjurmët.

Grupi hetimor, përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, identifikoi një të dyshuar – Ilirjan Selmani, një i ri i cili është parë duke hedhur sende në koshin e mbeturinave pranë vendit të ngjarjes. Ai është shoqëruar nga policia dhe është kryer eksperiment hetimor, ndërsa gjatë shoqërimit ai ka mohuar të jetë autori, duke thënë: “Çfarë vrasje? Ç’ne unë? Nuk jam unë kush e ka vrarë.”

Dyshohet se Selmani ka pasur lidhje intime me viktimën. Grupi hetimor po kontrollon mbetjet për të zbuluar prova të reja që mund ta lidhin të dyshuarin me vrasjen.

Policia dhe Prokuroria e Korçës kanë ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe janë në pritje të përfundimit të analizave dhe provave për të konfirmuar autorësinë e krimit. Hetimet vijojnë./L.F-dritare.net