Na ndiqni edhe në

Shëndet

Fruti që ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin për 12 javë

Fruti që ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin për

Nëse dëshironi të bëni një ndryshim të vogël, por të fuqishëm për shëndetin e zemrës suaj, ndërroni patatinat dhe biskotat me një grusht arra pekani. Një studim i ri nga Universiteti Penn State ka zbuluar se ky frut i vogël mund të ulë ndjeshëm nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve, ndërsa përmirëson të gjithë cilësinë e ushqyerjes.

Në studim morën pjesë 138 të rritur me të paktën një faktor rreziku për sindromën metabolike, si presion i lartë i gjakut, sheqer i lartë në gjak, yndyrë e tepërt në bark apo kolesterol i lartë. Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe: njëra grup konsumonte çdo ditë rreth një grusht arra pekani në vend të ushqimeve të zakonshme të përpunuara, ndërsa grupi tjetër vazhdoi dietën e zakonshme.

Pas 12 javësh, rezultatet ishin të qarta:

Kolesteroli total ra me mesatarisht 8 njësi
Kolesteroli LDL ("i keqi") u ul me 7 njësi
Trigliceridet ranë me 16 njësi
Cilësia e përgjithshme e dietës u përmirësua me 17% në krahasim me grupin tjetër
Arra pekani përmbajnë yndyra të shëndetshme për zemrën, fibra, proteina, vitamina dhe minerale. Ato ndihmojnë gjithashtu në rritjen e konsumit të proteinave bimore dhe ushqimeve të detit, që zakonisht mungojnë në dietat perëndimore.

Megjithatë, pjesëmarrësit që konsumuan arra pekani shtuan mesatarisht 1.5 kg në 12 javë, për shkak të përmbajtjes së lartë kalorike të këtij fruti (rreth 200 kalori për një grusht). Prandaj, është e rëndësishme që konsumi i tyre të jetë i matur dhe të përdoren si zëvendësues i ushqimeve të tjera të pashëndetshme, jo si shtesë.

Në përfundim, konsumimi i arrave pekani për disa javë mund të jetë një aleat i fuqishëm për zemrën dhe shëndetin tuaj në tërësi, me kusht që të përdoren me kujdes në kuadër të një diete të balancuar./K.C/dritare.net