Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mirela Kumbaro: Parimi ndotësi paguan nuk mund të mbetet vetëm në letër

Mirela Kumbaro: Parimi ndotësi paguan nuk mund të mbetet vetëm

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, prezantoi sot, së bashku me kryeministrin Edi Rama, reformën e re të menaxhimit të integruar të mbetjeve, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë së kompanive private.

Kumbaro u shpreh se, edhe pse kjo reformë sjell një kosto të shtuar për bizneset, parimi “ndotësi paguan” nuk mund të mbetet vetëm në letër.

“Përmes këtij detyrimi ligjor, kompanitë private – shpërndarës, prodhues apo importues – kanë detyrimin të gjurmojnë, rikuperojnë dhe trajtojnë mbetjet që gjenerojnë vetë, qoftë për riciklim apo vetëtrajtim, me kostot e tyre,” tha ministrja.

Ajo shtoi se ky është një model që ndiqet globalisht dhe se pa përfshirjen e të gjitha palëve nuk mund të arrihet sukses në menaxhimin e mbetjeve. Reforma pritet të forcojë përgjegjësinë e aktorëve ekonomikë dhe të përmirësojë trajtimin e mbetjeve në të gjithë vendin./l.F-dritare.net