Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministria e Shëndetësisë: Shërohen rreth 67% e totalit të të prekurve nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë: Shërohen rreth 67% e totalit

Gentiana Qirjako, nga ISHP, gjatë deklaratës së përditshme për media tha se sot janë regjistruar 6 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekuve në 795.

Qirjako gjithashtu tha se pothuajse 67% e totalit të të prekurve rezultojnë të shëruar.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 795 qytetarë, por në këto momente pothuajse 67 % e tyre rezultojnë të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër zonë e Shqipërisë rezulton me risk të ulët për transmetim të infeksionit, që është Fieri dhe numri total i të shëruarve shkon në 531.

Sa i përket personave që aktualisht janë aktivë me COVID19, Kruja është në vend të parë me 91 raste, e ndjekur nga Tirana, Kurbini, Shkodra dhe në total janë 233 persona aktivë me COVID19.

Pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive”, tha Gentiana Qirjako./E.B-dritare.net