Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndarja nga jeta e sopranos së shquar, reagon Pirro Çako

Ndarja nga jeta e sopranos së shquar, reagon Pirro Çako

Skena muzikore shqiptare ka humbur sot një nga zërat e saj më të çmuar. Luiza Papa Çako, sopranoja e mirënjohur dhe artiste e dashur për publikun, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Për ndarjen nga jeta të sopranos ka folur edhe i biri, kantautori i njohur Pirro Çako, i cili ka ndarë një kujtim prekës në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar një fotografi të vjetër nga fëmijëria, ku shihet në krahët e nënës, duke e shoqëruar me një mesazh të shkurtër, por domethënës:
“Lamtumirë Nëna ime”.

Ndarja nga jeta e sopranos së shquar, reagon Pirro Çako

Luiza Papa Çako ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës shqiptare me interpretimet e saj të paharruara, duke mbetur një figurë e dashur për publikun dhe artdashësit./K.C/dritare.net