Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Eugen Beçi: Arben Kraja mund të rikthehet në krye të SPAK!

Eugen Beçi: Arben Kraja mund të rikthehet në krye të SPAK!

Ish-Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, i ftuar në emisionin Dekalog të Roland Qafokut në Dritare TV, teksa filste për emrat që mund të jenë kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun aktual të SPAK, Altin Dumanin, pas përfundimit të mandatit.
Beçi zbuloi një detaj interesant, duke theksuar se edhe Arben Kraja mund të rikandidojë, duke marrë si shembull Trumpin në SHBA, ku një interpretim i ligjit mund të lejojë rikthimin në detyrë, nëse mandati i parë nuk pasohet menjëherë nga i dyti.



Sipas tij, Kraja mbetet një figurë me peshë, pasi ishte ai që ngriti SPAK-un nga e para, në kushte të vështira dhe pa strukturat e plota në funksionim.
Gjatë intervistës ish-prokurori i Krimeve të Rënda është ndalur te disa nga emrat:
Sipas Beçit, Adnan Xholi është një profesionist dhe një njeri objektiv, me përvojë solide në drejtësi.
Për Doloreza Musabelliun, ai u shpreh se është një prokurore e guximshme, e cila ka pasur dosje të suksesshme.
Ndërsa për Ols Dadon, Beçi theksoi se është përfolur si një kandidat i mundshëm i minutave të fundit.
Në fund, Beçi përmendi me humor edhe “klanet” brenda SPAK-ut, si klanin e Dibrës apo të Skraparit, duke e cilësuar si një shaka për atmosferë, ndërsa theksoi se në realitet rëndësi ka profesionalizmi, objektiviteti dhe puna në grup.
Sipas tij, roli i drejtuesit të SPAK nuk është vetëm formal, por kërkon aftësi për të mbajtur kompakte skuadrën, pasi hetimi ndaj krimit të organizuar është i rrezikshëm dhe i ndikuar nga presionet politike./E.P-dritare.net