
Veliaj e çoi shkarkimin në Kushtetuese, çfarë do ndodhë tani? Flet avokati Edmond Petraj
Dritare.net
Avokati Edmond Petraj, i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV, komentoi vendimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për të çuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij.
“Në një moment, kjo më duket si një lojë për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve këtë një vit e gjysmë,” tha Petraj.
Ai shpjegoi se procesi tani ka dy faza:
“Faza e parë është verifikimi nga Gjykata Kushtetuese, pasi Erion Veliaj preket drejtpërdrejt nga kjo situatë si kryetar i bashkisë. Do të shihet nëse Vendimi i Këshillit të Ministrave është një akt normativ ose administrativ. Aktet normative kanë efekt të përgjithshëm. Në këtë fazë verifikohet gjithashtu përputhshmëria me Kushtetutën dhe pushtetin vendor. Nëse kalon faza e parë, nis faza e dytë, që është themeli i çështjes. Në këtë rast, hyhet edhe në procedurën e pezullimit. E shikoj më shumë si një akt administrativ. Loja politike në këtë rast duket se ka hyrë në debat me Gjykatën Kushtetuese dhe një debat i tillë nuk do t’i shërbente lojës së tij politike. Ne kemi të bëjmë me një akt administrativ dhe këto akte trajtohen nga gjykata administrative, pasi prekin drejtpërdrejt Erion Veliajn. Por për mendimin tim, Veliajt në Kushtetuese nuk ka asnjë shpresë. U nxitua që doli kundër vendimit të qeverisë, për një vendim administrativ.” përfundoi Petraj./K.C/dritare.net

















