Na ndiqni edhe në

Bota

Trump gati t’i çojë Ukrainës raketa me rreze të gjatë. Çfarë ndodh me Rusinë!

Trump gati t’i çojë Ukrainës raketa me rreze të

Shtetet e Bashkuara po konsiderojnë një kërkesë të Ukrainës për furnizimin me raketa Tomahawk me rreze të gjatë, ka deklaruar zëvendëspresidenti amerikan JD Vance. Megjithatë, Vance shtoi se vendimin përfundimtar do ta marrë presidenti Donald Trump.

Ukraina prej kohësh ka kërkuar nga partnerët perëndimorë armë që mund të godasin qytete të mëdha ruse larg frontit, duke argumentuar se kjo do të dobësonte seriozisht industrinë ushtarake të Rusisë dhe mund të shpejtonte përfundimin e luftës. Siç tha zv/ministri i Mbrojtjes Ivan Havryliuk për BBC-në:

“Nëse kostoja e vazhdimit të luftës për Moskën është shumë e lartë, ajo do të detyrohet të nisë bisedime për paqe.”

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e minimizoi sugjerimin e Vance, duke thënë se asgjë nuk mund ta ndryshojë situatën në front për regjimin e Kievit. Ai shtoi:

“Qoftë me Tomahawk apo raketa të tjera, ato nuk do të ndryshojnë dinamikën.”

Raketat Tomahawk kanë një rreze veprimi prej 2,500 km (1,500 milje), gjë që do të vendoste Moskën brenda kapacitetit goditës të Ukrainës./K.C/dritare.net