Na ndiqni edhe në

Shqip

Flogert Muça: Pse e ardhmja politike e Veliajt, varet nga procesi juridik!

Flogert Muça: Pse e ardhmja politike e Veliajt, varet nga procesi

Vendimi i Erion Veliajt për të çuar shkarkimin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, në Gjykatën Kushtetuese ka hapur diskutime mbi fatin e tij politik. Gazetari Flogert Muça, në një analizë për Shqip nga Dritan Hila në DritareTV, shprehet se e ardhmja e Veliajt varet nga procesi juridik.

“Së pari, nëse Veliaj arrin një proces juridik në Strasburg që do të jetë në favor të tij, ai do të kthehet më i fortë. Në atë moment, ai do të ketë legjitimitetin dhe kurajën të përballet me ata që mendon se e prenë në besë dhe e hodhën në kanal”, tha Muça.

Ai paralajmëroi se pa përfunduar procesi juridik, do të ishte një gabim i madh që Veliaj të hapte një betejë politike, pasi kjo nuk do t’i shërbente çështjes juridike dhe rrezikonte të humbiste më shumë sesa të fitonte.

"Pa përfunduar këtë proces juridik, do të ishte një gafe e madhe të hapte edhe një betejë politike, sepse nuk do t’i shërbente procesit juridik. Do të humbiste më shumë sesa do të fitonte. Për të përballuar drejtësinë, Veliaj është më mirë të prezantohet si aleat i të fortit dhe jo si kundërshtar i tij dhe aleat i doktorit?", tha Muça.

“Është një lojë me shumë të papritura, por fatin politik Veliaj e ka të lidhur ngushtë me procesin juridik. Nëse ai arrin të ruajë qetësinë që ka treguar deri tani, besoj se rruga përpara do të jetë më e butë sesa sfidat që ka kaluar deri më tani”, përfundoi Muça./K.C/dritare.net