Na ndiqni edhe në

Bota

Foto/ Martohen Selena Gomez dhe Benny Blanco

Foto/ Martohen Selena Gomez dhe Benny Blanco

Një histori dashurie u bë realitet! Ylli i muzikës pop dhe aktorja e njohur Selena Gomez ka thënë “po” producentit të famshëm muzikor Benny Blanco në një ceremoni private në Santa Barbara.

Gomez shkëlqeu me një fustan të bardhë halter-neck nga Ralph Lauren, ndërsa Blanco zgjodhi një kostum të errët. Çifti postoi fotot e para në Instagram, me mbishkrimin “9.27.26” të shoqëruar me zemra, duke nxitur mijëra pëlqime dhe komentet e fansave.

Foto/ Martohen Selena Gomez dhe Benny Blanco

Në dasmë morën pjesë rreth 170 të ftuar të famshëm, përfshirë Taylor Swift, aktorin Paul Rudd, dhe kolegët e Gomez nga seria hit Only Murders in the Building, Steve Martin dhe Martin Short, sipas Vogue.

“My wife in real life,” shkroi Blanco në postimin e nuses së tij, duke bërë të gjithë ndjekësit të shkrijnë nga ëmbëlsia.

Çifti u fejuan në dhjetor 2024 pas një viti lidhjeje dhe kanë bashkëpunuar më parë në projekte muzikore. Në mars të këtij viti ata publikuan albumin I Said I Love You First, që tregon historinë e tyre të dashurisë.

Selena ka pasur hite si Same Old Love dhe Kill Em with Kindness, ndërsa Blanco ka punuar me yje si Katy Perry, Britney Spears dhe Kesha, duke e bërë çiftin një bashkim të vërtetë të muzikës dhe stilit hollywoodian./K.C/dritare.net