Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Si të përballem me sjelljen kontrolluese të partnerit? Këshilla e psikologes!

Si të përballem me sjelljen kontrolluese të partnerit?

Përshëndetje Dritare.net dhe Psikologe Enertila

Unë që ju shkruaj jam një vajzë e cila jam në një lidhje prej disa kohësh . Në fillim lidhja jonë ishte shumë e mirë , por tani po më duket sikur i dashuri im po bëhet shumë kontrollues . Nuk po e kuptoj si është situata dhe si ta përballoj ju lutem sjelljen e tij kontrolluese . Ju faleminderit

Përshëndetje lexues të Dritare.net

Kjo lloj sjelljeje mund të jetë shumë kërcënues dhe madje ofendues për ata që jetojnë me dikë me këtë lloj personaliteti .

Një person kontrollues ka shumë të ngjarë të ketë një qëndrim shumë kritik si ndaj veprimeve të veta ashtu edhe ndaj atyre të të tjerëve. Njerëzit me sjellje kontrollues shpesh nuk i respektojnë kufijtë e të tjerëve. Në marrëdhënie të shëndetshme, kufijtë zakonisht respektohen dhe vlerësohen.

Ndjenja e kontrollit është një nevojë . Kjo ndodh sepse na siguron parashikueshmëri, stabilitet dhe rregull . Tek disa njerëz, kjo nevojë për kontroll bëhet aq e domosdoshme sa çon në qëndrime të pashëndetshme ndaj vetes dhe të tjerëve .

E dashur lexuesja jonë të përballesh me njerëz që të kontrollojnë mund të jetë shumë e vështirë . Në fakt , në shumë raste, mund të jetë e lodhshme dhe rraskapitëse. Kur je në një marrëdhënie të ngushtë me dikë që është shumë dominues dhe kontrollues, është shumë e rëndësishme të mbash parasysh për t'u kujdesur për shëndetin tënd mendor.

Është e rëndësishme të mësoni të thoni jo me besim dhe të vendosni kufij të qartë në lidhje me këtë. Njerëzit kontrollues përpiqen të ushtrojnë pushtet dhe kontroll mbi të tjerët duke i kritikuar ose fajësuar ata. Për t'iu përgjigjur këtyre sjelljeve, është thelbësore të mësoni të vendosni dhe respektoni kufijtë.

E dashur lexuesja jonë bisedoni me të tjerët . Nëse keni shqetësime në lidhje me një sjellje që ju ka dëmtuar, mund të ndani mendimet e njerëzve të tjerë . Të kesh marrëdhënie mbështetëse mund të pohojë dhe vërtetojë realitetin tuaj, si dhe ndjenjat dhe perceptimet tuaja . Askush nuk është perfekt dhe të gjithë kemi mangësi në të cilat duhet të punojmë . Në shumë raste, marrëdhëniet me njerëz kontrollues mund të bëhen të vështira por është e rëndësishme të veproni dhe të respektoni kufijtë tuaj personalë . Shpresoj shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmojë sadopak në gjendje tuaj . Gjithë të mirat !/dritare.net