
Çfarë parashikojnë yjet e Brankos për ditët e fundit te shtatorit!
Dritare.net
Dashi
Kjo javë do të sjellë energji të forta për Dashin. Dashuria sjell pasione të papritura dhe sqarime që japin lehtësim, ndërsa në punë hapen mundësi të reja që i prisnit prej kohësh. Kujdes mos te teproni me përpjekjet: trupi ka nevojë për ekuilibër. Javën e mesme mund të hasni vështirësi të vogla, por fundjava rikthen entuziazëm dhe perspektiva të reja.
Demi
Javë e qetë për Demin. E marta mund të sjellë tensione në dashuri dhe vonesa të vogla në punë, por durimi do t’ju shpërblejë, sidomos në ditët e para të javës. Nga e enjtja Venusi ju mbështet dhe sjell dialog të qartë me ata që doni. Kujdesuni për shëndetin: pushim dhe ushqim i lehtë. Kjo javë tregon se shpesh është zemra ajo që tregon rrugën e drejtë.
Binjakët
Javë e mbushur me emocione dhe komunikim. Në dashuri do të ketë surpriza të këndshme, si për çiftet ashtu edhe për beqarët. Në punë, Mërkuri favorizon ide të shkëlqyera, që duhet të kultivohen me durim. Shëndeti përmirësohet me aktivitet dhe lehtësi. Mos u bllokoni nga dyshimet: e mërkura dhe e enjtja janë ditë të shkëlqyera për vendime të rëndësishme.
Gaforrja
Javë me thellësi emocionale. Në dashuri mund të dalin keqkuptime të vjetra, por yjet ju inkurajojnë të falni. Në punë, lodhja mund të ndjehet sidomos në mesjavë, por lajme pozitive priten të premten. Kujdesuni për ritmin: ngadalësoni pak për të ruajtur energjinë. E shtuna do të jetë dita më e mirë, me paqe për zemrën dhe mendjen.
Luani
Javë e ndritshme për Luanin. Në dashuri do të jeni tërheqës dhe magnetikë, gati për të fituar zemra. Në punë hapen bashkëpunime të reja që sjellin rritje dhe kënaqësi. Shëndeti mbështetet nga energji pozitive që zgjat deri në fundjavë. E marta do të jetë e favorshme: një takim ose propozim mund të ndryshojë gjërat. Jetoni me guxim dhe zemër të hapur.
Virgjëresha
Javë reflektimi dhe introspeksioni. Në dashuri kërkohet dialog i sinqertë: mos kini frikë të shprehni dobësitë tuaja. Në punë vonesat e vogla mund t'ju bëjnë të humbni durimin, por nga e enjtja rikthehet qartësia. Shëndeti kërkon kujdes ndaj stresit dhe lodhjes. Merrni momente qetësie për të dëgjuar sinjalet e brendshme. E Diela është e mirë për rigjenerim.
Peshorja
Javë që nis me pasiguri, por drita rikthehet shpejt. Në dashuri Venusi ju mbështet dhe sjell dialog të rëndësishëm. Në punë një projekt mund të marrë konfirmim të pritur. Shëndeti është i mirë, por shmangni teprimin. E premtja është një ditë pozitive: mundësi të papritura do t’ju buzëqeshin. Ndiqni zemrën dhe mos kini frikë të shkëlqeni.
Akrepi
Javë që nis me tensione në dashuri: çështje të vjetra mund të rikthehen, duke krijuar shqetësim. Në punë lodhja është e madhe dhe njohja e përpjekjeve vonon. Kujdesuni për shëndetin, sidomos për stresin mendor. Ditët e mesme mund të jenë sfiduese, por nga e shtuna situata ndryshon dhe rikthen forcën tuaj të brendshme. Rezistoni: yjet kanë një shpërblim për ju.
Shigjetari
Javë plot entuziazëm. Në dashuri rikthehet lehtësia dhe buzëqeshjet, veçanërisht për beqarët. Në punë idetë e reja kanë terren të favorshëm. Shëndeti është i mirë dhe energjia nuk mungon. E hëna dhe e marta janë ditë të forta për të nisur një rrugëtim të ri. Jetoni me besim: yjet ju udhëheqin në një udhëtim rritjeje dhe shprese.
Bricjapi
Javë me detyra dhe përgjegjësi. Në dashuri kërkohet më shumë prani, ndërsa në punë ngarkesa mund të duket e madhe. Shëndeti kërkon kujdes, mund të ndjeni pak mungesë energjie. Mos harroni veten: midis së premtes dhe së shtunës do të keni një mundësi për të marrë frymë dhe rikthyer ekuilibrin. Me qetësi gjithçka do të shkojë në vendin e vet.
Ujori
Javë plot me risi. Në dashuri takime të papritura ndriçojnë zemrën, ndërsa çiftet do të kenë dëshirë për eksperimente. Në punë projektet kreative gjejnë hapësirë. Shëndeti është i mirë, por menaxhoni më mirë ritmin e përditshëm. E mërkura është një ditë me fat: dëgjoni intuitën, ajo do t’ju udhëheqë drejt zgjedhjeve të papritura.
Peshqit
Javë e mbushur me ëndrra dhe dëshira të thella. Në dashuri kërkohet qartësi: mos lejoni që heshtja ta vështirësojë atë që mund të jetë e thjeshtë. Në punë koncentrimi i ulët në ditët e para, por përmirësohet nga e enjtja. Shëndeti kërkon kujdes dhe pushim. E shtuna do të jetë ditë e ndritshme për të rikthyer harmoninë e brendshme dhe shpresa të reja./dritare.net

















