
Vlonjati futet me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Jeni të gjithë mashtrues!
Dritare.net
Gjatë mbledhjes jashtë radhe në Këshillin Bashkiak të Vlorës këtë të hënë, dy të rinj kanë hyrë në ambientet e sallës ku po mbahej takimi.
Njëri prej tyre ka ndërhyrë në mbledhje duke hyrë në konflikt verbal me këshilltarët. Banori ka pretenduar se i është prishur banesa, e cila ndodhet në rrugën që lidh Portin e Vlorës me rrugën Transballkaniken.
“Të gjithë mashtrues jeni… kujt i thua avash? Pse ça do bësh? Mashtrues jeni, kemi 5 vjet që kërkojmë lekët tonë. Ulu aty dhe vetëm dëgjo! Jam vlonjat dhe s’ka shanse në botë…. dërgo njërin te me mua, ndryshe do e zgjidhim bashkë, njerëz të pamoralshëm. Plehra m*ti”, dëgjohet ai ndër të tjera.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur Policia e Shtetit, e cila ka bërë të mundur largimin e të rinjve nga ambientet e Këshillit Bashkiak dhe shoqërimin e tyre në polici./K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

















