Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pse u shkarkua Veliaj! Flet ish-prokurori Eugen Beçi

Pse u shkarkua Veliaj! Flet ish-prokurori Eugen Beçi

Ish-Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, i ftuar në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut në Dritare TV, ka deklaruar se procesi i shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka ndjekur procedurat ligjore dhe kushtetuese.
Beçi tha se, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese dhe vendimeve të viteve 2011 dhe 2013, çdo shkarkim i një të zgjedhuri vendor apo qendror duhet të bëhet vetëm përmes një procesi të rregullt disiplinor apo administrativ, ku i akuzuari ka të drejtë të jetë i pranishëm dhe të paraqesë kundërargumente.



“Nuk mund të ketë shkarkim pa një proces të rregullt ligjor. Mungesa e mundësisë për të dhënë kundërargumente e bën vendimin nul,” – u shpreh Beçi.
Ai theksoi se edhe në rastin e Veliajt, prania e tij ose e përfaqësuesit ligjor në seancë ishte e domosdoshme. Ndërkohë, mungesa e kryebashkiakut për disa muaj me radhë nuk mjafton si arsye për shkarkim, përveçse nëse justifikohet me shkaqe shëndetësore apo rrethana të tjera të ligjshme. Eugen Beçi tha se një nga arsyet e mundshme për shkarkim mund të ishte vetëm një mungesë e paarsyeshme, e cila tregon qartë se individi nuk ka më vullnet apo dëshirë për të drejtuar detyrën për të cilën është votuar nga qytetarët. “Është momenti që Gjykata Kushtetuese t’i japë zgjidhje kësaj çështjeje,” – u shpreh Beçi.
Në fund, çdo vendim që merret pa respektuar Kushtetutën mund të shpallet i pavlefshëm dhe të mos prodhojë pasoja juridike.
“Vetëm fakti i mungesës nuk është bazë për shkarkim.,” përfundoi Beçi./E.P-dritare.net