
Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave në Shqipëri
Dritare.net
Apple Pay është një mënyrë e thjeshtë dhe e sigurt për të paguar në dyqan, në aplikacion dhe online.
Për të paguar në dyqan, klientët thjesht klikojnë dy herë butonin anësor, autentikohen dhe mbajnë iPhone-in ose Apple Watch pranë terminalit të pagesës për të bërë një pagesë pa kontakt. Çdo blerje me Apple Pay është e sigurt sepse autentikohet me një nga alternativat e sigurisë si Face ID, Touch ID, Optic ID ose kodin e pajisjes, si dhe me një kod sigurie unik dhe dinamik për çdo përdorim. Apple Pay pranohet në dyqane ushqimore, farmaci, restorante, kafene, dyqane blerjeje dhe shumë vende të tjera që pranojnë pagesa pa kontakt.
Partneriteti strategjik mes Apple Pay dhe Credins Bank është tashmë një marrëveshje historike, që sjell për klientët një eksperiencë inovative në shërbimet digjitale të pagesave. Klientët e Credins bank, mbajtës të kartave Mastercard, tashmë do të kenë mundësi të kryejnë pagesa dhe transaksione në mënyrën më moderne, të sigurt dhe të shpejtë duke përjetuar një eksperiencë unike.
Credins Bank renditet sot ndër bankat më të avancuara në ofrimin e shërbimeve digjitale. Investimet e vazhdueshme në teknologji dhe inovacion na mundësojnë të ndjekim trendet më të fundit të kohës, duke i shërbyer mbi 400,000 klientëve në 52 degët tona në të gjithë vendin.
Përmes 95 terminaleve ATM dhe mbi 5,200 POS të shpërndarë në çdo qytet të Shqipërisë, ne garantojmë akses të plotë, lehtësi dhe komoditet në përdorimin e shërbimeve bankare. Çdo vit, Credins rrit dhe modernizon vazhdimisht infrastrukturën për të përmirësuar eksperiencën e klientëve tanë. Në Credins Bank, klienti është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Me përkushtim të plotë 24/7, kudo dhe në çdo kohë, ne ofrojmë shërbime digjitale që sjellin lehtësi, siguri dhe eksperienca të personalizuara. Çdo investim që bëjmë është i orientuar drejt krijimit të një përvoje bankare më të thjeshtë, më efikase dhe gjithmonë në hap me zhvillimet më të fundit teknologjike.
Credins Bank do të vazhdojë të investojë edhe më tej për të ofruar zgjidhje të shpejta, të sigurta dhe zgjedhje të përshtatshme për çdo klient, duke garantuar gjithmonë shërbimin dhe eksperiencën më të mirë.
Klientët mund të përdorin Apple Pay në modelet e pajisjeve elektronike në iPhone, iPad, Mac dhe Apple Vision Pro për të bërë blerje më të shpejta dhe më të përshtatshme në aplikacione ose në internet pa pasur nevojë të krijojnë llogari apo të fusin në mënyrë të përsëritur informacionin e kontaktit, të dhënat e kartës, ose informacionin e dërgimit dhe faturimit.
Siguria dhe privatësia janë thelbësore për Apple Pay. Kur klientët përdorin një kartë krediti ose debiti të Credins Bank me Apple Pay, numrat aktualë të kartës nuk ruhen në pajisje, as në serverët e Apple. Në vend të kësaj, një Numër Unik i Llogarisë së Pajisjes i caktohet, kodifikohet dhe ruhet në mënyrë të sigurt në Elementin e Sigurisë, një çip standard i industrisë, i certifikuar që synon të ruajë informacionin e pagesës në mënyrë të sigurt në pajisje.
Apple Pay është i lehtë për t’u konfiguruar. Në iPhone, thjesht hapni aplikacionin Wallet, shtypni ‘+’, dhe ndiqni hapat për të shtuar kartat e kreditit ose debitit të Credins. Pasi një klient shton një kartë në iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe Apple Vision Pro, mund të fillojë menjëherë përdorimin e Apple Pay në atë pajisje. Klientët do të vazhdojnë të përfitojnë nga të gjitha shpërblimet dhe përfitimet që ofrohen nga kartat Mastercard të Credins Bank./dritare.net

















