Na ndiqni edhe në

Bota

Çfarë thotë Hamasi për planin e paqes së Trump dhe Netanjahut!

Çfarë thotë Hamasi për planin e paqes së Trump dhe

Grupi Hamas ka deklaruar se nuk ka marrë ende asnjë propozim zyrtar për armëpushim apo paqe nga presidenti amerikan Donald Trump, pavarësisht publikimit të planit 20-pikësh nga Shtëpia e Bardhë.

Një zyrtar i lartë i Hamasit i tha BBC-së se lëvizja mbetet e hapur për të shqyrtuar çdo iniciativë që mund të ndalë luftën në Gaza, por theksoi se çdo marrëveshje duhet: të mbrojë interesat palestineze, të sigurojë tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza dhe të garantojë përfundimin përfundimtar të luftës.

I pyetur për çështjen e armëve, zyrtari i Hamasit e cilësoi atë si një “vijë të kuqe”:

“Armët e rezistencës janë të paprekshme për sa kohë që pushtimi vazhdon. Çështja e çarmatimit mund të diskutohet vetëm në kuadër të një zgjidhjeje politike që garanton krijimin e një shteti palestinez të pavarur në kufijtë e vitit 1967.”

Deklarata e Hamasit vjen vetëm pak orë pasi Trump dhe Netanjahu prezantuan planin e tyre për demilitarizimin e Gazës dhe kthimin e pengjeve, duke theksuar se topi tashmë është “në fushën e Hamasit”./K.C/dritare.net