
Në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV, gazetari Flogert Muça tha se ish-kryeministri Sali Berisha po bashkëqeveris me kryeministrin Edi Rama.
“Berisha është lisi i madh që nuk ka lënë asnjë pemë t’i bjerë dielli. Nuk ka lënë të rritet askush. Ai është në bashkëqeverisje me Ramën. Rregullat e lojës i bëjnë bashkë,” u shpreh Muça.
Ai solli disa shembuj që sipas tij e tregojnë këtë marrëdhënie: “Bëjnë kodin elektoral bashkë, bëjnë amnistinë penale bashkë. A njihni ndonjë oligark të Berishës që sot nuk ka punë me qeverinë e Ramës? Jo.”
Sipas Muçës, kjo situatë ka penguar daljen në skenë të figurave të reja politike, duke mbajtur të pandryshuar balancat mes dy kampeve kryesore në politikën shqiptare./K.C/dritare.net

















