Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Hoqi dorë nga partia e re, Zhaku: Nuk ia vlen të humbas kohë me këtë popull

Hoqi dorë nga partia e re, Zhaku: Nuk ia vlen të humbas kohë me

Në dhjetor të vitit të shkuar, Inida Gjata dhe Elena Kocaqi themeluan partinë Aleanca Kombëtare Shqiptare për të garuar në zgjedhjet e vitit 2025. Partia në thelb kishte dhënien e një kontributi të vlefshëm për vendin, por tashmë Zhaku duket se ka hequr dorë nga kjo. Në programin “Rudina”, ajo thotë se ambicia politike është shuar brenda dy muajve. Me lirshmërinë e saj të zakonshme në të shprehur, Inida thotë se në të vërtetë shqiptarët nuk e duan ndryshimin ndaj refuzon t’i kushtojë kohën e saj një nisme të tillë kur mund ta shfrytëzojë për jetën e saj.

Biseda:

Inida Gjata: Unë mund të jem e para që themelon parti dhe brenda dy muajsh jep dorëheqjen nga ajo.


Rudina Magjistari: Ke hequr dorë nga ideja e politikës përfundimisht apo…

Inida Gjata: Jo, unë jam e interesuar vetëm të bëj një fushatë ku të ndryshohet Kodi Penal, të legalizohen disa gjëra të caktuara që mendoj unë që duhen legalizuar në Shqipëri, por e pashë pastaj të panevojshme që unë vetë personalisht që unë vetë të heq dorë nga jeta ime prej konteshe dhe kohën që mund t’ia dedikoj djalit tim apo familjes sime, miqve të mi, të rri dhe t’ia përkushtoj, ta shpenzoj në dobi të popullit shqiptar.

Rudina Magjistari: Pse?

Inida Gjata: Po nuk mendoj që e meriton!

Rudina Magjistari: Pse?

Inida Gjata: Sepse nuk e duan ndryshimin, llaf e kanë, me vepra nuk e duan. Kështu që, pse të bëj armiq unë kur i kam punët në terezi? Gjysma e miqve të mi në qeveri, pse të shaj unë qeverinë? Në rregull janë të gjithë, vazhdoni përpara, unë jetën time në rregull e kam./TvKlan