
Nis jeta parlamentare, konstituohen 5 nga 11 komisione!
Dritare.net
Me nisjen e vonuar të sesionit, Kuvendi konstituoi 5 nga 11 komisionet parlamentare. I pari u mblodh Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku opozita kërkoi reagim të qeverisë për planin e Trump në Lindjen e Mesme dhe zhvillimet në Kosovë.
Përplasje pati në Komisionin e Ligjeve, ku PD akuzoi për shkelje të rregullores, ndërsa shumica miratoi kalendarin e punimeve.
Në Bujqësi, kryetari Blendi Klosi kërkoi angazhim për buxhetin e tetorit, ndërsa opozita paralajmëroi kundërshtim ndaj bllokimit të nismave. Bardh Spahia mori drejtimin e Komisionit të Shëndetësisë, ndërsa në Komisionin e Burimeve Natyrore spikati pjesëmarrja e deputetes së PS Ilva Gjuzi me foshnjën në kraharor, gjest që kryetarja Anila Denaj e quajti simbol mbarësie./K.C/dritare.net

















