Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Këtë histori të bandës së Xhevdet Mustafës nuk e keni dëgjuar kurrë!

Këtë histori të bandës së Xhevdet Mustafës nuk e

Ish-shefi i SHISH, Xhavit Shala sot në Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv ka treguar një episod të pa njohur nga ngjarjet e bandës së Xhevdet Mustafës në vitet ’80.
Bëhet fjalë për një ditë të diel, kur një djalë i zonës po martohej. Në atë ditë të veçantë, ai kishte marrë nusen me taksi për ta sjellë nga shtëpia e saj.
Në mes të rrugës, taksia u përball papritur me Xhevdet Mustafën, i cili iu doli përpara dhe e ndaloi. Duke u prezantuar si oficer i Sigurimit të Shtetit, ai justifikoi veprimin e tij me pretendimin se kishin vrarë Enver Hoxhën dhe i duhej urgjentisht makina.



Çifti i sapomartuar mbetën të shtangur. Dhëndri, ndonëse një djalë i fortë dhe trim, nuk reagoi, sepse çdo rezistencë ndaj Xhevdet Mustafës mund të kishte përfunduar tragjikisht.
“Nëse do të rezistonte, ai do ta vriste në vend, madje edhe nusen mund ta kishte vrarë,” është shprehur ish-drejtuesi i shërbimit sekret.
Dhëndri nuk kundërshtoi dhe kështu i shpëtoi jetën vetes dhe bashkëshortes së tij. Mustafa mori taksinë dhe u largua, ndërsa çifti mbeti i tronditur në mes të rrugës, në ditën që duhej të ishte më e lumtura e jetës së tyre./E.P-dritare.net