Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

Këto janë shenjat më me fat të tetorit!

Këto janë shenjat më me fat të tetorit!

Tetori nis me energji të reja dhe ndryshime të rëndësishme në qiell. Yjet sjellin mundësi të reja në dashuri, punë dhe në jetën personale, por disa shenja do të jenë të privilegjuara nga fati. Sipas sstrologut Branko ky muaj do të shënojë një periudhë pozitive për Luanin, Demin dhe Peshoren.

Luani
Për Luanin, tetori do të jetë një muaj i artë. Energjia dhe karizma juaj do të ndriçojnë çdo situatë. Në punë do të keni vlerësime dhe mundësi për të treguar aftësitë tuaja, ndërsa në dashuri pasioni do të ndizet sërish. Është koha për të marrë në duar projekte të reja dhe për të shkëlqyer në sytë e të tjerëve.

Demi
Demi do të ndiejë stabilitet dhe siguri. Yjet ju japin forcën për të ndërtuar mbi baza të forta, qoftë në marrëdhënie, qoftë në fushën financiare. Është një periudhë ku përkushtimi shpërblehet dhe ku mund të merrni lajme të mira që lidhen me punën ose investimet. Në dashuri, momentet e ëmbla do të forcojnë edhe më shumë lidhjet ekzistuese.

Peshorja
Për Peshoren, tetori sjell harmoni dhe ekuilibër. Marrëdhëniet personale do të jenë më të ngrohta dhe do të keni mundësi të forconi lidhjet e rëndësishme. Në punë, diplomacia juaj do të hapë dyer të reja dhe do t’ju ndihmojë të arrini rezultate të bukura. Është një muaj ku bukuria dhe qetësia shpirtërore ju shoqërojnë në çdo hap.

Edhe pse çdo shenjë do të ketë sfidat e saj, këto tri shenja do të përjetojnë periudha më të lehta dhe më të mbushura me fat. Tetori për Luanin, Demin dhe Peshoren do të jetë një muaj i mundësive dhe i energjisë pozitive./K.C/dritare.net