Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nga çadrat, noti, lokalet e hotelet, ja rregullat me të cilat parashikohet të bëhet plazh këtë verë

Nga çadrat, noti, lokalet e hotelet, ja rregullat me të cilat

Ndërsa ende nuk e dimë se kur nis sezoni turistik, për shkak të pandemisë së koronavirusit, mësohet se është përgatitur një draft sesi do të bëhet plazhi këtë vit në vendin tonë, gjatë verës.

Sipas draftit të hartuar nga Ministria e Turizmit, janë disa rregulla që duhet ndjekur me rigorozitet nga bizneset dhe pushuesit, ku sqarohet sesi do vendosen çadrat, sa metra distancë do të jenë ato nga njëra-tjetra, kushtet e hoteleve, distanca në det etj.

Rregullat për të bërë plazh

Nga çadrat, noti, lokalet e hotelet, ja rregullat me të cilat

-Çadrat duhet të jenë 3.5 metra larg nga njëra tjetra.

-Në çadër nuk do të ketë më shumë se dy persona dhe vetëm nëse janë nga e njëjta familje do të lejohen.

-Të gjithë pushuesve do t'u matet temperatura dhe do të plotësojnë një formular para se të futen në plazh, kjo do të thotë që mund të kemi edhe stafe mjekësore.

-Nuk do të ketë "beach bar" apo " schiuma party".

Shërbimi në Bar-Restorante

Nga çadrat, noti, lokalet e hotelet, ja rregullat me të cilat

-Vendosja e tavolinave në bare dhe restorante do të bëhen duke respektuar një maksimum prej 4 personash për çdo 10 metër katror.

-Tavolinat duhet të vendosen në atë mënyrë që distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesë e pasme të një karrige tjetër, të jetë më shumë se 1 metër larg dhe klientët të përballen me njëri-tjetrin nga një distancë prej të paktën 1 metër.

Rregullat që duhet të zbatojnë hotelet

Nga çadrat, noti, lokalet e hotelet, ja rregullat me të cilat

1. Përcaktoni një menaxher për të monitoruar zbatimin e masave, sigurimin dhe respektimin e listës së kontrollit sipas Protokollit të vendosur.

2. Vend i dedikuar për të kontrolluar temperaturën dhe të verifikohen me kujdes punonjësit. Sigurohuni që ata që kanë vizituar vendet e prekura nga COVID-19 ose janë nën njoftimin/statusin "Qëndrimi në shtëpi - Urdhri i Karantinës" , te mos jenë si punonjës/ pushues në hotel pa përfunduar afatin e përcaktuar të karantinimit.

3. Kur është e mundshme dhe e zbatueshme, të aplikohet në vendin e dedikuar kontrolli i temperaturës dhe të jenë të asistuar vizitorët/ pushuesit e hotelit nga punonjës të institucioneve shëndetësore. Të zbatohen masat e duhura për distanca të sigurta për pushuesit/ vizitorët.

4. Të rritet frekuenca e dezinfektimit për të gjitha objektet më të zakonshme të përdorimit, dhe siguroni që punonjësit të respektojnë higjienën e mirë personale.

5. Të jetë e garantuar që gjithë zinxhiri i protokollit të kontrollit është në funksion për të menaxhuar raste të dyshuara nga COVID-19.

6. Sigurohuni që ka dokumente dhe regjistrime të të gjitha masave parandaluesve.

7. Siguroni respektimin e urdhrave dhe udhëzimeve të qeverisë dhe këshillimeve shëndetësore për COVID-19./E.B-dritare.net