
Ministrja Balluku sqaron mënyrën e re të riatdhesimit: Ja si do të veprohet!
Dritare.net
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka dalë sot në një deklaratë për media, duke sqaruar mënyrën e re të riatdhesimit, që do të zbatohet duke filluar nga nesër.
Balluku ka sqaruar se aplikimi do të bëhet përmes e-albania dhe për ata që jetojnë në zona të kuqe, karantinimi do të bëhet në shtëpitë e tyre nën monitorimin e policisë, ndërsa ata që jetojnë në zona të gjelbërta do të karantinohen në hotel.
“Ata që do të riatdhesohen do rë deklarojnë adresën e banimit. Kush banon në zona të gjelbërta duhet të rrijë në hotel. Kush banon në zonat e kuqe do të karantinohen në banesat e tyre nën monitorimin e policisë. Gjatë udhëtimit me Air Albania do plotësoni një formular vëtëdeklarimi, në rast deklarim të rremë do të aplikohen masa ndëshkimi në bazë të ligjeve në fuqi. Në aeroport, personat që jetojnë në zona të gjelbërta do dërgohen në hotel me autobus. Do paguajnë vetëm 7 euro për ushqimin.
Kemi luftuar këto 8 javët e gjata me armikun e padukshëm. Ia kemi dalë jo vetëm falë angazhimit të qeverisë por edhe pse ju keni treguar përgjegjshmëri. Edhe sot kërkohet përgjegjshmëri nga ju për mënyrën e re të riatdhesimit. Ditët që po vijnë padyshim do të jenë më të mira se ato që kaluam por vetëm nëse zbatojmë protokollet dhe rregullat e shpallura nga qeveria”, tha Balluku./E.B-dritare.net

















