
Me rrogën e pandemisë, ky mësues paguan faturat e shërbimeve të nxënësve të tij!
Dritare.net
Një mësues në Alabama, sëbashku me gruan e tij, pagat stimuluese jua kanë dhënë nxënësve që nuk kanë mundësi ekonomike, duke paguar faturat e familjeve të tyre.
Kent Chambers thotë se është me fat që ka mundësi të ndihmojë njerëz në këtë kohë panmdemie.
Chambers është mësues matematike në shkollën e mesme Bob Jones në Madison, Alabama, që nga viti 1986 dhe ai është shprehur që e di se shumë studentë të tij janë në vështirësi ekonomike.
“Unë jam mirë nga gjendja ekonomike dhe pagën stimuluese që më kanë dhënë, po e jap për dikë që vërtet ka nevojë”, tha ai për CNN.
Chambers dhe gruaja e tij Pat morën 2.400 dollarë, ku 600 dollarë i përdorën për të paguar faturat e shërbimeve për tre prej nxënësve të tij. Pagesa u bë në mënyrë anonime.
Gjithashtu ai dhuroi 600 dollarë në një qendër kujdesi për fëmijët e djegur, pasi në atë qendër kishte qenë shturar dhe mbesa e tij që dikur kishte pësur djegie.
Chambers tha se ai dhe gruaja e tij po bëjnë të pamundurën për të ndihmuar bizneset e vogla, pasi pandemia ka qenë shkatërruese për punësimin./E.B-dritare.net

















