Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë do të ndodhë me mbrëmjet e maturës? Flet ministrja Shahini

Çfarë do të ndodhë me mbrëmjet e maturës? Flet

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka lajmëruar se më 18 maj maturantët do të kthehen në shkolla, për t’u përgatitur 3 javë për provimet.

Ministrja tha se hapja e shkollave për ta bëhet për konsultime me mësuesit para provimeve të maturës, por nuk është i detyrushëm dhe duhet të njoftoni drejtorin e shkollës deri më 11 maj.

Por tani ndalemi tek ajo që maturantët mezi e kanë pritur, mbrëmja e maturës.

Për fat të keq, këtë vit, nuk do të ketë mbrëmje mature.

Shahini tha se mbrëmjet e maturës nuk do të lejohen, pasi janë festa që nuk mundësojnë distancimin social mes nxënësve./E.B-dritare.net