Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministri Igli Hasani: Sa deputetë merr PS-ja në Tiranë!

Ministri Igli Hasani: Sa deputetë merr PS-ja në Tiranë!

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ishte i ftuar në emisionin Dekalog të Roland Qafokut në DritareTV. Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, ai ka komentuar mbi përfshirjen e emrave në listat e Partisë Socialiste dhe krahasimin me ato të opozitës.
Hasani ka theksuar se listat e Partisë Socialiste janë shumë më ndryshe nga ato të opozitës.



“Përfshirja e emrave në listat e PS është komplet ndryshe nga ato të opozitës, që kanë futur persona si ata që i keni parë i keni parasysh. Po të shikosh listat e mbyllura të PS-së dhe të PD-së, e kupton shumë mirë ndryshimin mes dy partive,” u shpreh ai.
Ministri ka shtuar se për deputetët e PS-së ka një detyrim të madh për të mbështetur të gjithë emrat në listën e hapur dhe për të maksimalizuar votat për secilin prej tyre.
"Ne që jemi në listën e mbyllur kemi detyrimin maksimal që të mbështesim dhe të maksimizojmë votën për secilin prej emrave në listën e hapur," tha Hasani.
“Fushata jonë është që të tregojmë qytetarëve se nuk janë të detyruar të bëjnë vetëm një zgjedhje duke u kushtuar nga emri, por të mbështesin të gjithë Partinë Socialiste,” theksoi ai.
Në fund, Hasani ka shprehur besimin se PS do të arrijë një rezultat të shkëlqyer në Tiranë, duke parashikuar se do të fitojnë 21 deputetë.
“Synimet tona për Tiranën janë shumë të qarta. Unë mendoj se do të marrim 21 deputetë. Kjo që them kuptohet shumë qartë duke krahasuar dy listat, ato të PS-së dhe PD-së, ose edhe të partive të tjera,” përfundoi ai./ E.P-dritare.net