Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Avokat i Popullit apo avokaturë e modës!

Avokat i Popullit apo avokaturë e modës!

Nga Ylli Manjani

Avokati i Popullit që pas 25 vitesh u bë avokaturë e modës.
***
Më dolën para syve disa video nga festimi glamoroz i 25 vjetorit të Avokaturës së Popullit.
Ua ua ua ua ua ua...
Ishte fiks si event mode, ku të ftuarit, gra e burra, sfilonin me veshje të stiluar dhe, bënin foto me Avokaten e këtij populli në një stendë që ngjante si event mode.
Ejjjj. Po flasim për Avokatin Popullit, të hallexhinjve dmth dhe jo për avokatin e industrialistëve. Fjala vjen në vend të ishte e pranishme nana Lizë që e nxorrën nga shtëpia me dhunë ekstreme, ishin politikanë e influencera të veshur, mbathur e parfumosur shik.
Nuk e di,dmth po ai event ishte fyerje e rëndë e misionit të Avokaturës së Popullit. Ishte fyerje për për Lizën e të gjithë ata që kanë një hall për të cilin Avokatin e Popullit duhet ta kenë në krah dhe jo në pasarelë mode.
Po e le me kaq këtë përshkrim, se nuk e di se kur e si mund ta mbyll.
Unë nuk jam populist dhe nuk ka ç'a më duhet fare populizmi, por turp i madh ishte ai event./Marrë nga Facebook-u i autorit