Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Matura/ Publikohen rezultatet e provimit të Matematikës

Matura/ Publikohen rezultatet e provimit të Matematikës

Rezultatet e provimit të Matematikës për Maturën Shtetërore 2025 janë publikuar këtë të enjte.

Në këtë provim morën pjesë gjithsej 25,824 maturantë nga e gjithë Shqipëria.

Sipas të dhënave zyrtare, 673 nxënës kanë marrë notën 4.00, duke mos e kaluar provimin. Ndërkohë, vetëm 166 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10, duke konfirmuar një nivel të lartë performance.

Ky është një nga provimet më të rëndësishëm të Maturës, i cili ndikon drejtpërdrejt në pranimin në universitet. Më herët janë publikuar rezultatet e provimeve të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, si edhe të Gjuhës së Huaj./K.C/dritare.net