
Ka një emision, por nuk di shqip. Çfarë ndodhi mes Aulonës dhe Beniadës!
Dritare.net
Gjatë një episodi të fundit të “The Dalina Show”, moderatorja Aulona Musta ka shkaktuar reagime të shumta pas një deklarate të drejtpërdrejtë kundër Beniada Nishanit. Teksa ishte e ftuar në emision së bashku me Fatma Haxhialiun, Aulona u shpreh se për të ishte e papranueshme që Beniada të prezantojë një emision pasditeje në Shqipëri pa pasur një zotërim të mirë të gjuhës shqipe.
Komenti i saj u interpretua gjerësisht si një kritikë ndaj aftësive të Beniadës si moderatore, çka ngjalli diskutime në rrjetet sociale dhe në media. Beniada, nga ana tjetër, reagoi pa përmendur emra konkretë duke ndarë në Instagram një video shoqëruar me shprehjen e njohur popullore “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, duke dhënë të kuptohet se nuk dëshiron të ndalet tek komentet negative dhe është e përqendruar tek projektet e saj televizive. Kjo përplasje e ftohtë mes dy moderatoreve të njohura duket se ka ndarë ndjekësit në qëndrime të ndryshme, ndërsa debati për profesionalizmin dhe standardet në ekranin shqiptar vijon të jetë në fokus të diskutimeve./L.F-dritare.net

















