Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbërrin anija me 15 emigrantë në Portin e Shëngjinit

Mbërrin anija me 15 emigrantë në Portin e Shëngjinit

Pasditen e kësaj të enjteje, në Portin e Shëngjinit ka mbërritur një anije me 15 emigrantë, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil në Itali. Emigrantët, shumica nga vende me situata të vështira ekonomike dhe politike, janë kthyer nga autoritetet italiane nëpërmjet këtij operacioni të kthimit.

Autoritetet shqiptare në Shëngjin kanë marrë menjëherë nën kujdes grupin e emigrantëve, duke siguruar strehim dhe ndihmë të nevojshme për ta. Aktualisht, ata po kalojnë në proceset standarde të verifikimit dhe regjistrimit, ndërsa përfaqësues të organizatave humanitare monitorojnë situatën për të garantuar respektimin e të drejtave të tyre./K.C/dritare.net