
Ftesë miliarderi me dizajn amator? Bezos befason me thjeshtësinë
Dritare.net
Një pjesë e ftesës për martesën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez është publikuar dhe ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Pavarësisht pasurisë marramendëse të çiftit, ftesa është kritikuar për dizajnin e saj të thjeshtë dhe të ngjashëm me imazhet bazë të Microsoft Word. E printuar me një font italik nostalgjik dhe dekoruar me simbole si pëllumba, yje dhe ura e Rialtos, ftesa është parë si e bërë me nxitim.
Në vend të dhuratave, çifti ka kërkuar që mysafirët të dhurojnë për UNESCO-n dhe institucione kërkimore në Venecia – një gjest që bie në kontrast me protestat lokale kundër pranisë së tyre në qytet.
Krahasuar me ftesat e eventeve madhështore si kurorëzimi i Mbretit Charles apo martesa e princit Harry dhe Meghan Markle, ftesa e Bezos mungon në nivelin e detajeve artistike dhe simbolike që zakonisht shoqërojnë këto ceremoni. Megjithatë, ajo pasqyron një zgjedhje të vetëdijshme për thjeshtësi, ndoshta në përpjekje për t’i shmangur vëmendjes së tepërt në një ngjarje që tashmë ka tërhequr interes të madh publik./L.F-dritare.net

















