
Një tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter u regjistrua sot në vendin tonë.
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundjet u ndjenë në orën 21:53 me orën lokale, me epiqendër 13 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 119 kilometra në juglindje të Podgoricës.
Në orën 05:03 të mëngjesit, vendi u trondit nga një tjetër tërmet, më i fortë, me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter. Epiqendra e tij ishte në veriperëndim të Kamzës, pranë Tiranës./K.C/dritare.net

















