
A do të largohet nga drejtimi i PD? Ja si përgjigjet Sali Berisha!
Dritare.net
Kreu e demokratëve, Sali Berisha ka komentuar zgjedhjet e pjesshme në disa bashki të vendit, kryetarët e të cilave dhanë dorëheqje për t’u bërë deputetët.
Berisha tha se zgjedhjet e pjesshme lokale pritet të jenë një tjetër farsë, pasi sipas tij me kryeministrin aktual, nuk ka zgjedhje. “Do të zhvillohet farsa e radhës. Ne themi që do të zhvillohet farsa e radhës. Me Edi Ramën ka vetëm farsë, kjo është e vërteta”, tha Berisha.
Ai është pyetur nga gazetarët nëse do ta zbatojë statutin e PD, në pikën e dorëheqjes së kryetarit në rast të humbjes së garës elektorale. Berisha u shpreh se statute i PD bën fjalë për rastet kur zgjedhjet realizohen të lira dhe jo kur ato janë një farsë. “Statuti bën fjalë për zgjedhje, jo për farsë. Të lutem mos e keqinterpreto statutin.
Nëqoftëse statuti do shkruante për farsë dhe unë mund të jap dokumente origjinale që dëshmojnë se vetëdijen e Sali Berishës për farsën, pra nëse unë do kisha shkrojtur farsë, unë jam dakord me ty, por nuk kam shkruar farsë, por zgjedhje.
Jo farsë, farsa është kryesorja. Farsa. Sepse unë mund të nxjerr dokumente në të cilat me qartësi të madhe kam folur për farsa gjatë këtyre viteve. Pra nuk është se i mungonte fjalorit tim politik nocioni farsë. Nuk mund të më mungonte, kurrsesi”, u shpreh Berisha./E.P-dritare.net

















