Na ndiqni edhe në

Bota

Netanyahu shpall fitoren historike për Izraelin

Netanyahu shpall fitoren historike për Izraelin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shfaq në një videomesazh, ku përmblodhi operacionin ushtarak “Luani në ngritje” kundër Iranit, duke e quajtur atë një "fitore historike" për Izraelin.

Në deklaratën e tij, Netanyahu falënderoi në mënyrë të veçantë presidentin amerikan Donald Trump, për rolin që kishte luajtur në mbrojtjen e Izraelit dhe “largimin e kërcënimit bërthamor iranian”.

“Presidenti Trump u angazhua në një mënyrë të paprecedentë,” – tha Netanyahu, duke shtuar se ndërhyrja e forcave amerikane ishte rezultat i një fushate diplomatike që ai e kishte udhëhequr së bashku me ministrin për Çështje Strategjike, Ron Dermer.
Ai theksoi se sulmet amerikane shkatërruan plotësisht objektin e pasurimit të uraniumit Fordo nëntokësor në Iran, duke deklaruar:

“E çuam programin bërthamor të Iranit në kanalizime. Nëse dikush në Iran përpiqet ta rikthejë, do të veprojmë me të njëjtën vendosmëri dhe fuqi për ta ndërprerë.”
Netanyahu garantoi sërish se:

“Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore.”
Ai shtoi se Izraeli kishte shkatërruar gjithashtu programin iranian të prodhimit të raketave balistike dhe shumicën e lëshuesve të tyre, duke e quajtur sulmin e mëngjesit, para hyrjes në fuqi të armëpushimit, “goditjen më të rëndë në historinë e regjimit iranian”.

Ndërkohë, vetë Trump, disa orë më herët, kishte reaguar ashpër ndaj Izraelit për shkeljen e armëpushimit me sulmin e mëngjesit, por Netanyahu nuk u tërhoq nga qëndrimi i tij, duke e cilësuar operacionin si vendimtar.


Në fund të fjalës së tij, kryeministri izraelit u shpreh optimist për të ardhmen, duke deklaruar se me “boshtin iranian të shkatërruar”, Izraeli do të nisë një “bosht të mirëqenies dhe paqes” me kombet e rajonit dhe më gjerë./K.C/dritare.net