Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, merret i pandehur nga SPAK

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, merret i pandehur

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë zyrtarisht të pandehur Jonaid Myzyrin, kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP).

Myzyri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, në lidhje me procedurën për ndërtimin e rrugës Rrëshen–Shpal, një projekt me vlerë rreth 2 miliardë lekë.

Ai është gjithashtu nën hetim për një tjetër rast që lidhet me një tender për rrugën pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë.

SPAK ka marrë të pandehur edhe Lindita Skejën, e përfshirë në të njëjtën çështje.

Hetimet për këtë rast janë pjesë e përpjekjeve të autoriteteve për të luftuar korrupsionin dhe abuzimet me fondet publike në procedurat e prokurimeve./K.C/dritare.net