
Temperatura deri në 37 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot!
E Mërkurë 25 Qershor 2025, 08:08
Dritare.net
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, me mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Temperaturat minimale do të jenë 17 gradë Celsius, ndërsa maksimale 37 gradë.Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 6-13 m/s.
Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë./E.P-dritare.net

















