Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Një tragjedi e heshtur që kërkon zgjidhje

Një tragjedi e heshtur që kërkon zgjidhje

Nga Bardha Dega

Dua të falënderoj Rudina Xhungën për trajtimin me ndjeshmëritë temës së prindërve që vuajnë nga demenca, dhe fëmijëve tëtyre që përballen me dhimbjen dhe përgjegjësinë e madhe që kjosëmundje sjell.

Edhe unë jam një nga ata fëmijë.

Humba babain tim në mënyrën më të dhimbshme – një njeri imirë, i urtë dhe i ditur, që në pleqërinë e tij të vonë u përball me demencën. I hutuar nga gjendja mendore, ai la banesën ku po qëndronte dhe në mes të acarit të dimrit, përpiqej të gjenteapartamentin e tij të vjetër në katin e pestë të një pallati në Fier. Por, në vend që të arrinte në shtëpinë që kujtonte, ai u end nëpërrrugë dhe përfundoi i ngrirë në nje fshat te Lushnjes afer me qytetin e Beratit.

E vërteta është se babai im vdiq i vetëm, i humbur dhe ipambrojtur.

Dhe kjo nuk është thjesht një tragjedi personale – është njësimptomë e një shoqërie që nuk është e përgatitur të përballet me plakjen, sëmundjet mendore, dhe mbështetjen e duhur për tëmoshuarit.

Prindërit tanë na rritën me dashuri dhe sakrificë. Kur ata prekennga sëmundje si demenca, nuk duhet të mbeten vetëm – as ata, as fëmijët (si vellai im qe njekohesisht kujdesej edhe per njefemije autistic se bashku me babin e semure nga demencia) qëpërpiqen me të gjitha forcat e mundhsme e te pamundshme tëkujdesen për ta.

E ndaj këtë rrëfim për të nderuar kujtimin e babait tim, por edhepër të mbështetur zërin e çdo biri e bije që përjeton këtë sfidë. Ne kemi nevojë për institucione të kujdesit, mbështetjepsikologjike, dhe mbi të gjitha, për një ndërgjegjësim kolektivqë të mos lejojmë që tragjedi të tilla të përsëriten./dritare.net