Reflektim, për studentët dhe jo studentët
Dritare.net
Nga Anna Tena
Më është bërë kjo fjala "student", si me m'përmend Lordët e Mesjetës!!
Ka diçka që i shpëton vëmendjes kur njerëzit janë të ekzaltuar, si në entuziazëm edhe në revoltë.
Diferenca mes asaj që njerëzit në një shoqëri japin dhe asaj që nga shoqëria kërkojnë.
Duket sikur nuk vihet re se njëra palë është pagatori dhe pala tjetër përfituesi.
Dhe kjo është puna e propagandës, të lëvdojë e të ulërasë për të drejtën e përfituesit dhe të kërkojë në interes të tij edhe më shumë përfitime dhe të mos e përmendë fare burimin e përfitimit, të taksuarin e shkretë!!
Se...gjatë këtyre fyerjeve të vazhdueshme që i janë bërë këtj brezit mbi 40- vjeç në këto gjashtë muaj flamingosh dhe fluturakësh të tjerë, askujt nuk i shkoi në mend që po fyheshin pagatorët.
Po në emër të çfarë barazie flasim kur ata që paguajnë duhet të paguajnë më shumë dhe ata që përfitojnë duan të përfitojnë edhe më shumë?
E megjithëatë ky është një problem i madh në ekonominë funksionale.
.
Taksimi i qytetarëve nuk është një teori, as nuk është ëndërr.
Me teorira dhe ëndrra merren hormonalët!
Taksat do të paguhen nga një pjesë e vetme e popullsisë për të mbrojtur pjesët e tjera.
Mirë është kjo, e pranueshme.
Po kur një pjesë e shoqërisë kërkon më shumë sumvencionim, mbi kurrizin e kujt bie barra?
Ku është ekuilibri?
Të gjithë kanë kërkesa.
Detyrime ama paskëshim vetëm ne, pagatorët e taksave!!
Por mbi cilin kurriz bien plotësimet e këtyre kërkesave të palëve?
Vetëm mbi njërën palë, mbi taksapaguesin.
Dhe këtu i lajnë duart që të gjithë.
Ne, pjesa prodhuese, produktive që quhet në kohët budallaqe të modernizimit, taksapaguesit, duhet të paguajmë të gjitha faturat.
Duhet të paguajmë për pensionet dhe ky është detyrimi themeltar i panegociueshëm, sepse pensionistët i kanë parapaguar haraçet dhe ua kemi borxh.
Duhet të mirë rrisim fëmijët në kushte normale ekonomike, sociale e psikologjike (që psikologjia jonë na vete si gjaku, në fund të këmbëve sa herë shohim fatura).
Shtylla, palca e një shoqërie nuk janë ata që kërkojnë, janë ata që japin.
E përsëris!
Shtylla kurrizore dhe palca e një shoqërie nuk janë ata që kërkojnë, por ata që japin.
Dhe ata që japin, nuk janë fëmijët, as studentët, as pensionistët dhe as invalidët.
E megjithatë, asnjë, asnjë nga këta, pjesëtarët e kësaj shoqërisë demokratike nuk denjon t'i përmendë si njerëz me të drejta të barabarta taksapaguesit.
Na kanë vënë vetëm titullin taksapagues!
Nuk i përmend për asnjë moment të drejtat tona. Ore, të drejtën të kundërshtojmë të paguajmë, në fund të fundit!!
Përmendin vetëm detyrimet tona.
Domethënë ne jemi xhep!
Të gjithë kanë të drejtë.
Ne kemi faturat!
Po, si qënka shoqëri e drejtë kjo?
Përse disa pjesë të popullsisë, e sidomos studentët, që na janë bërë sikur janë të veçantë e mbahen në piedestal pa provuar ende asnjë aftësi dhe u dashka të kenë të drejta dhe përfitime prej xhepit tonë?
Argumenti është se ata janë e ardhmja.
Ky nuk është argument por diskriminim!!
Edhe një i ri, bashkëmoshatar i një studenti i cili punon dhe taksohet dhe që i paguan shkollimin atij studentit, edhe ai është e ardhmja.
Madje, ky i riu që punon e taksohet, shpesh është shumë më i aftë, fitimprurës dhe frytdhënës në shoqëri sesa një student llafazan dhe fodull.
Në fund të fundit, siç studentët kanë të drejtën e tyre të studjojnë edhe një i ri si ata ka të drejtën të mos studjojë.
Por, ky i fundit, pavarësisht se i ri, duhet me pagu prej xhepit të vet.
Këta studimtarët, u dashka me i pagu edhe ky i riu, edhe ne!!
Por, pse ai që studion duhet të ketë privilegje?!
Ku e dimë ne që ai do na e bëjë vezën me dy të kuqe?
Se zakonisht këta nuk bëjnë vezë fare!!
E ka vrarë mendjen njeri se, nëse këta studjuesit do studjojnë duke mbajtur të mbrapmet e buta, ashtu, butë- butë do të bëhen të gjithë arrogantë dhe agresivë nesër?
Po pse i dashkan trajtuar si një rracë e veçantë këta, dhe jo ai djali që punon në majë të motorrit gjithë ditën për të shpërndarë picat dhe mban edhe familjen, ndërsa studenti, kërkon nga xhepi i të gjithëve për të studjuar?
Se në fund të fundit, nuk po studion për mu, për vete po studjon!!
Nesër, kur të dalë në punë, nuk më kthen asnjë lek mua, por mbush xhepat e veta!!
Po, pse të mos punojë, xhanëm?
Gjithë ato orë në kafe e pabe nëse nuk do të financohej do i harxhonte në studim.
Përse duhet të përkëdhelim një pjesë të popullsisë dhe t'i trajtojmë si të veçantë duke i paguar, ndërsa nuk na kanë vërtetuar asnjë aftës?
Ne nuk dimë nëse i'a vlen të investohet tek kjo pjesë apo jo se nuk e dimë rezultatin.
Si na qenkan e ardhmja vetëm studentët?!
Njeriu që kërkon të studiojë bën një zgjedhje.
E, le t'i dalë zot içik edhe vetë zgjedhjes së tij.
Nesër kur të dalë nga studimet çfarë do ketë mësuar?
Që faturat e tij i paguajnë të gjithë, përveç atij vetë.
Do t'a pranoja të taksohesha për fëmijët në nevojë, por jo të nxjerr para nga xhepi im se dikush do që të studiojë si të më shtojë taksat nesër!!
Futeni dorën në xhepin tuaj dhe hiqeni prej andej dorën e huaj, se e mirë është euforia dhe entuziazmi, por faturat do të vijnë dhe ato nuk i njohin emocionet.
Fëmijët tanë nuk janë vetëm studentët, janë të gjithë fëmijët.
Na është bërë fjala student si me qenë lordët e mesjetës.
T'i shtrohen punëve e të nxjerrin vetë paratë e tyre.
Se na e bënë trurin dhallë me marrina!
Na dalin sikur kanë çliruar botën.
Botën e mbajmë ne!
Prindërit e tyre dhe fëmijët e pensionistëve.
Mjaft i futët duart nëpër xhepat tanë!!/dritare.net