Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si u veshën Linda dhe Edi Rama në darkën mbretërore!

Si u veshën Linda dhe Edi Rama në darkën mbretërore!

Në mbrëmjen gala të mbretit të Holandës, në kuadër të Samitit të NATO-s në Hagë, kryeministri Edi Rama dhe zonja e tij Linda Rama, u shfaqën me një elegancë që binte në sy për stilin e veçantë dhe të qëndrueshëm.

Si u veshën Linda dhe Edi Rama në darkën mbretërore!

Kryeministri Rama zgjodhi një kostum krem, me prerje të pastër dhe kravatë me motive, një zgjedhje klasike dhe e çlirët për një event veror ndërkombëtar, që ruan seriozitetin e postit pa e ngarkuar me tone formale të zakonshme. Një stil që tashmë është firmë e tij.

Si u veshën Linda dhe Edi Rama në darkën mbretërore!

Ndërsa Linda Rama, me një veshje në të zezë me nuanca kadifeje dhe material transparent, aksesuarë me personalitet si bereta, syzet e mëdha dhe një brosh që duket si detaj arti, përcolli hijeshi, karakter dhe vetëdije të plotë për rolin dhe praninë që përfaqëson. Një paraqitje që nuk ndjek modën, por krijon narrativë.

Si u veshën Linda dhe Edi Rama në darkën mbretërore!

Në një mbrëmje të mbushur me protokoll, çifti shqiptar spikati jo thjesht për pamjen, por për mënyrën si stili i tyre fliste: të vetët, të lirë, të sigurt. Eleganca që nuk kopjon, por flet shqip./ dritare tv